Rahoveci 74:77 Ibër Rozhaja

Rahoveci 74:77 Ibër Rozhaja

Rahoveci ka pësuar humbjen e dytë në këtë edicion në Ligën Ballkanike. Vreshtarët janë mundur në shtëpi nga Ibër Rozhaja me rezultat 74:77 (22:19, 11:23, 22:21, 19:14).

Që nga fillimi dy skuadrat treguan dëshirë të madhe për të fituar, por vendësit ishin më të mirë në periodën e parë, duke e fituar 22:19. Ndërsa, në çerekun e dytë mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe fituan 11:23. Dhjetëminutëshi i tretë përfundoi 22:21, derisa i fundit 19:14.

Justin Gray ishte më i dalluari te Rahoveci me 20 pikë e 6 kërcime, derisa Arian Qallaku shënoi 14 pikë dhe Christian Bradford shtoi 13 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, kurse te mysafirët u dallua Nemanja Simoviq me 20 pikë.

Kjo ishte humbja e dytë për Rahovecin, pas asaj nga Peja, derisa fitorja e dytë për Ibër Rozhajën pasi në raundin e parë mundi Vllazninë e Shkodrës. /21Media