Komuna e Rahovecit me aktivitete të ndryshme ka shënuar “Ditën ndërkombëtare të tokës”

Komuna e Rahovecit me aktivitete të ndryshme ka shënuar “Ditën ndërkombëtare të tokës”

Me mbjelljen e luleve në oborrin e Komunës, në qendër të qytetit dhe në oborrin e OJQ “Hareja” në qytetin e Rahovecit, kanë filluar aktivitetet për shënimin e “Ditës ndërkombëtare të tokës”.

Qëllimi i aktivitetit është vetëdijesimi i qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndosh si dhe vetëdijesimi për ruajtjen e ambientit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nxënës të shkollave fillore, mësimdhënës, OJQ-të dhe zyrtarë komunalë.

Aktivitetet për shënimin e “Ditës ndërkombëtare të tokës”, i ka mbështetur Projektit  Zviceran “DEMOS”, me dhurimin e luleve dhe dorëzave.