Gigion nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Milanin

Agjenti i Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola është shfaqur shumë i nervozuar para mediave italiane, ku ka diskutuar për të ardhmen e portierit.

Menaxheri i njohur është shprehur se portieri është kërcënuar edhe me vdekje.

“I marr përsipër të gjitha përgjegjësitë, por lëreni Gigion të qetë. Më vjen turp ta them, por ai është kërcënuar me vdekje, si ai ashtu dhe familja e tij. Kjo është e pabesueshme. Unë bëra gabim që nuk e ndala këtë ferr që u krijua muajt e fundit, por nuk e kuptoj se përse njerëzit donin t’i mbyllnin gjërat shpejt e shpejt.”, ka thënë Raiola./21Media