Reali është gati të paguajë 50 milionë euro

Reali është gati të paguajë 50 milionë euro

Agjenti Mino Raiola beson që Ajaxi është në një pozicion të mirë për të bërë negociata me Realin, për mesfushorin Donny van de Beek.

Pavarësisht konfirmimit që Reali është në kontakt me të, trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag e vendosi në ekipin e parë në lojën e Ajaxit kundër PAOK-ut.

“Përparësi ka Ajaxi, munden ta lejojnë të largohet, apo do të vendosin të qëndrojë në ekip. Nëse klubit holandez i nevojiten para, duhet vetëm të pyesnin ose t’i thonë holandezit të mos luajë”, deklaroi ai.

Reali është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për mesfushorin.