Raketat ruse vranë 19 civilë, Kremlini mohon sulmet

Kremlini ka mohuar të ketë shënjestruar civilët pasi sulmet me raketa ruse vranë të paktën 19 persona pranë portit të Odesës në Detin e Zi të premten.
Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 16 persona u vranë në bllokun e apartamenteve në fshatin Serhiivka dhe tre të tjerë, duke përfshirë një fëmijë, në sulmet që goditën vendpushimet aty pranë, transmeton rtv21.tv.
Qeveria ukrainase akuzoi Rusinë për një luftë kundër civilëve.
“Unë do të doja t’ju kujtoja fjalët e presidentit se Forcat e Armatosura Ruse nuk punojnë me objektiva civilë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./21Media

Back to top button