Rakitic dëshiron Barcelonën

Rakitic dëshiron Barcelonën

Ivan Rakitic u rikthye të luaj titullar me Barcelonë ditën e djeshme në takimin kundër Atletico Madridit.

Mesfushori kroat zëvëndësoi Segio Buskets i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonave. Rakitic është shprehur se nëse luaj me katalanasit atëherë ndihet i lumtur në të kundërt do të mendoj largimin nga “Camp Nou”.

“Nuk e kuptoj këtë gjendje sepse dua të luaj. Nëse luaj, atëherë nuk ka vend më të mirë se Barça. Pata thënë se ma kanë marrë topin për të treguar se sa shumë e dua futbollin. Gjithçka që dua është ta shijoj atë, sepse ende kam shumë për të dhënë ose në të kundërt më duhet të mendojë për diçka tjetër”, përfundoi Rakitic./21Media