Mesfushori kroat realizoi golin e dytë në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit

Mesfushori kroat realizoi golin e dytë në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit

Starti perfekt i Barcelonës në sezonin e ri vazhdon edhe më tutje. Skuadra katalanase ka fituar katër ndeshjet e para ku ka realizuar 12 gola dhe nuk ka pranuar ende asnjë.

Të martën Barça shkeli Juventusin, duke e mundur 3:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe mesfushori Ivan Rakitiq ka përgëzuar skuadrën për paraqitjen ndaj kampionëve të Italisë.

“Një fitore e rëndësishme që na jep vetëbesim për ndeshjet tjera”, ka thënë Rakitiq.“Po kalojmë një formë të mirë dhe këtë e treguam edhe ndaj një kundërshtari si Juventusi. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka shtuar ai.