Mesfushori kroat nuk ka kursyer lëvdatat për bashkëlojtarin e tij te Barcelona

Mesfushori kroat nuk ka kursyer lëvdatat për bashkëlojtarin e tij te Barcelona

Presion i madh për Lionel Messin në prag të Kupës së Botës, pasi gjithë sytë janë pikërisht tek ai që kërkohet ta fitojë një trofe me Argjentinën.

Por, sipas Ivan Rakitiq, Messi nuk ka nevojë për të fituar Botërorin për të dëshmuar që është më i miri, pasi ai tashmë e ka dëshmuar një gjë të tillë.

“Natyrisht se ai e meriton Kupën e Botës për atë se kush është ai. Futbolli nuk është tenis, nuk mund t’i bëni presion Messit duke thënë se ai vetë duhet t’ia fitojë Argjentinës Botërorin. Ai e meriton atë, por janë 31 vende që e kanë ëndrrën e njëjtë. Nëse e fiton në fund, të gjithë do të jemi të lumtur për të. Megjithatë, historia e tij nuk do të ndryshojë edhe nëse s’e fiton”, ”, ka thënë Rakitiq.

Sipas tij, një Kupë e Botës nuk do ta ndryshojë domethënien e Lionel Messit për futbollin.