“Kjo është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim"

“Kjo është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim”

Synimi ynë dhe ambicia ime është që “Air Albania” të mund t’i çojë shqiptarët sa më larg dhe ndërkohë t’i ndërlidhë ata sa më shumë, deklaroi sonte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e inaugurimit të Kompanisë shqiptare “Air Albania”.

Kryeministri Rama e konsideroi një emocion tejet të veçantë, ndërsa theksoi se sot po përmbushin një zotim dhënë bashkëqytetarëve, raporton ATSH.

“Sot përmbushim një ëndërr të kahershme, që dukej e pamundur për vite e vite të tëra, kompaninë ajrore të flamurit kuqezi ‘Air Albania”, tha Rama dhe shtoi se “Air Albania” është krenaria e madhe kombëtare. Sipas tij, “kjo është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim, që do të jetë i gjatë dhe jo i lehtë”.