Rama: Apartamentet stok do i marrim vetëm me çmim të ulët ose fare

Rama tha se nuk është rasti për të bërë pazar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të gjendjes së jashtëzakonshme bëri një thirrje për të gjithë ndërtuesit që kanë apartamente stok.

Rama tha që nuk është koha që këto apartamente t’i përdorin në funksion të fitimit të firmave.

“Do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët. Të gjitha ata që disponojnë stok duhet ta dinë që nuk është rasti për të bërë pazar apo tregti. Në rast se do të marrim çmimin në tavanin që do të përcaktojmë sipas analizave të tregut në një tavan të ulët do të procedojmë, përndryshe nuk do të procedojmë më tutje. Sepse nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave”, ka thënë Rama.

Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë.

Back to top button