Rama i bindur për zgjedhje edhe pa opozitën

Rama e ka shprehur edhe njëherë idenë e tij në komunikimin javor

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka qëndruar besnik idesë së tij për të shkuar në zgjedhje, pavarësisht se opozita dhe LSI kanë bërë të ditur se nuk do bëhen pjesë e një procesi zgjedhor farsë.

Këtë bindje Rama e ka shprehur edhe njëherë në komunikimin javor.

Rama u shpreh se “18 qeshori është dita e gjykimit të sovranit, për ata që nuk e duan”. “Janë gati ta hedhin në erë urën që kemi ngritur për tu bashkuar me BE-në. Po merr formë një qasje e re nga frika ndaj drejtësisë. Frika nga 18 qershori e ka kthyer atë në një ditë që s’duan të vijë. Më 19 qershor populli nuk do të ndalohet të zgjedhë”.

Back to top button