Rama: Bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt

 Rama tha se bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka cituar të martën në një postim në rrjetin Facebook, eurodeputetin Eduard Kukan, i cili është shprehur se, “bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt”.

Postimi i plotë i Edi Ramës: 

“KUSH GËNJEN?(14)

Eduard Kukan, europarlamentar i djathtë, mbështetës i Partisë Demokratike dhe një zë autoritar në Parlamentin Europian për Shqipërinë e rajonin:

Bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt. Ne u themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për t’ia dalë politikisht, është pjesëmarrja në zgjedhje, marrëveshja politike e të gjithë aktorëve të rëndësishëm që ulen për t’u marrë vesh se si të organizojnë zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme.

Unë vetëm mund të përsëris se prej ca kohësh jepen mesazhe të njëjta, pavarësisht se kush i dërgon ato, përfshirë edhe përfaqësuesit politikë në nivelin më të lartë: Bojkoti nuk është rrugë dhe as moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve nuk është rrugë. Ne gjithmonë u themi atyre (PD) se është e domosdoshme që ju të merrni pjesë dhe të dëshmoni se jeni të fortë politikisht në zgjedhje, në varësi të njerëzve që do të votojnë për ju. Ne kemi rregulla të qarta për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye, OSBE po dërgon vëzhguesit e saj e kjo do jetë e qartë”, shkruan Rama duke cituar eurodeputetin Eduard Kukan.

Back to top button