“Shqipëria mbi çdo gjë”

“Shqipëria mbi çdo gjë”

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka ngritur shqetësimin se demokracia në Shqipëri ndodhet në rrezik.

Në një postim në Facebook, Rama duke u ndalur tek ngjarjet e fundit dhe kërkesa e PS-së për të shkarkuar Metën, thekson se një tufë të marrësh kanë humbur drejtpeshimin dhe kërkojnë ta çojnë vendin në kaos.

Sipas tij, shprehja “Shqipëria mbi çdo gjë” duhet të jetë motoja e çdo qytetari të përgjegjshëm.

“Demokracia në rrezik! Shqipëria mbi çdo gjë! Kjo duhet të jetë motoja e çdo qytetari të përgjegjshëm përballë një tufe të marrësh, që kanë humbur drejtpeshimin dhe aftësinë për të arsyetuar me përgjegjshmëri, dhe duan ta çojnë vendin në kaos e konflikt!”, ka shkruar zëvendëskryetari.