Rama: Do mbyllen qendrat tregtare, por jo furrat e bukës dhe farmacitë

Rama jep detaje për “shtetrrethimin”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë shpjegime të reja për 3 ditët e shtetrrethimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rama qetësoi të gjithë qytetarët se nuk do të mbyllen furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë. Ndërsa shpjegoi se do të mbyllen qendrat tregtare që nuk ofrojnë shërbime ushqimi.

“Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave të mëdha tregtare që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutike. Dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllën në mënyrë që të ruhen të gjithë. Ndërkohë që çdo shërbime për ushqime do të jetë hapur. Është dëmshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës. Për blerjen e ushqimeve, medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet. I gjithë zinxhiri ekonomik do të mbahet për këtë fazë këtu ku jemi. Nesër paradite ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë hapur”./oranews

Back to top button