Rama: Do rrisim ekonominë dhe punësimin

Rama: Modeli ekonomik do të bazohet tek prodhimi vendor dhe punësimi real

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi mbështetjen e banorëve të Beratit për Partinë Socialiste, duke premtuar se në mandatin e ardhshëm do të punohet për rritjen ekonomike mbi 5 % si dhe rritjen e punësimit.

Gjatë takimit me qytetar në Lapardha të Beratit, Rama tha se modeli ekonomik do të bazohet tek prodhimi vendor dhe punësimi real, duke vlerësuar se për 44 muaj trefishuan rritjen ekonomike dhe shtuan 210 mijë vende të reja pune.

“Mbështetëm fort bujqësinë dhe morëm kthesën e fortë të kalimit nga bujqësia e mbijetesës, në bujqësinë realisht të mbështetur për të rritur prodhimin, eksportin dhe punësimin në fshat, ulëm taksat për lëndët e para, zëruam TVSH-në për makineritë bujqësore, bëmë rimbursimin e TVSH-së për prodhimet e fermerëve, rritëm me 40% fondet dhe me 60% numrin e fermerëve përfituesve”, u shpreh Rama.

Rama theksoi do të sigurojnë ujë për çdo parcelë toke, do rrisin me 232 milionë dollarë financimet për bujqësinë dhe me TVSH zero për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët, fermerët do të përfitojnë 20 milionë dollarë të tjera çdo vit.

Back to top button