Rama drejt Brukselit, takohet me Ursula von der Leyen
Rama do të takohet me Leyen për konferencën e donatorëve
Pas vizitës në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane, kryeministri Edi Rama ka fluturuar sot drejt Brukselit, ku do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj.
Ndërkohë ditën e nesërme do të jenë në selinë e NATO-s në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Gjatë udhëtimit për në Bruksel, Rama ka dhënë edhe lajmin e mirë sa i takon njohjes së patentave në shtetin fqinj Greqi.
Rama thotë se është njoftuar dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona./oranews