Rama e konfirmon: Unë Ministër i Jashtëm, Metën e çojmë në Kushtetuese

Sipas Ramës, presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar marrjen e drejtimit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Rama përmes një postimi në Twitter teksa ka akzuar presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën me mosdekretimit të shkarkimit të Bushatit, ka pohuar se ai do të marrë drejtimin e misnitrisë deri në zgjidhjen e ngërçit.

Rama ka njoftuar gjithashtu se me Presidentin do të ballafaqohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta prej disa ditësh kanë nisur një përplasje në distancë në lidhje me çështjen e dekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Presidenti Meta ka vendosur që të refuzonte dekretimin e Gent Cakajt si ministër, duke mos aprovuar njekohesisht shkarkimin e Bushatit.

Por, pas mbarimit të afatit Kushtetues të Metës për çdekretimin e Bushatit duket se kryeministri nuk ka zgjedhur që t’i delegojë kompetencat Cakajt përmes Parlamentit por t’i marrë vetë frerët e Ministrisë ashtu si dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras.

Pritet që tashmë presidenti Meta të bëjë dekretimin e kryeministrit Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, raporton Vizionplus.

 

Back to top button