Rama: Faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që i ndiqni?

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka dalë me tre mesazhe për protestën e sotme të opozitës

Në një postim në twitter, Rama pyet fillimisht protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?

Rama ka bërë sërish ndarjen. Vlonjatëve ai u thotë se i ritreguan Shqipërisë atë dinë më mirë, anën e duhur të historisë!

Ndërsa për Policinë e Shtetit, Rama thotë se: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë!

Protesta e opozitës u mbyll pas 5 orësh qëndrimi përpara kryeministrisë. Protesta u shoqërua dhe me tensione dhe përplasje dhe pati hedhje gurësh drejt kryeministrisë, flakë, tymuese, shishe molotov ndërkohë që policia përdori gaz lotsjellës por dhe pompa ujë për të zmbrapsur protestuesit të cilët disa herë tentuan të hynin brenda.

Protesta e nisur prej orës 11:00 u mbyll në orën 16:00 me fjalën e kryetarit të PD-së i cili paralajmëroi se protesta tjetër do të jetë të enjten e ardhshme: “Kryengritja qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen e këtij sistemi të kalbur. Ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.”

Ministria e shëndetësisë njoftoi për 19 persona të lënduar mes tyre policë, gazetarë por dhe protestues./Oranews

 

Back to top button