Sipas kryeministrit prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit është rritur

Sipas kryeministrit prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit është rritur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka filluar mëngjesin më ndryshe, duke thënë se prodhimet shqiptare po konkurrojnë në tregjet rajonale dhe evropiane. “Ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të mandarinave shqiptare që sot konkurrojnë në tregun rajonal dhe europian 🌹”, ka shkruar Edi Rama.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit u rrit me 60%, ndërsa eksporti i tyre pati një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e vitit 2014.

Rama ka vlerësuar se është bërë shumë për rilindjen e fshatit dhe kalimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë e zhvillimit e të rritjes së punësimit. “Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺 me #Shtet#Punë #Mirëqenie 👐”, ka thënë kryeministri./21Media