Rama flet pas incidentit me bojë: Janë një pakicë që shumicë dot nuk bëhen

“Asnjë nga sëmundjet nuk i bën më dëm një shoqërie se budallallëku”

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar sërish, kësaj here me zë, lidhur me incidentin e sotëm në Kuvend, ku deputeti Paloka hodhi bojë në drejtim të tij

Në përgjigje të një komentuesi, Rama përmes rubrikës “Përgjigjja ime” thotë se dëmi më i madh një shoqërie i vjen nga budallallëku.

Duke iu referuar Palokës si një palobudalla, Rama thotë se ai kurajon e merr nga budallallëku i vetëdijshëm i dy partive opozitare në Kuvend.

Kryeministri thotë se sot ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por që për fat të keq u kthye në ditën e mavrisë me bojë.

Edi Rama: Asnjë nga sëmundjet nuk i bën më dëm një shoqërie se budallallëku. Në rastin tonë është ende më i madh. Badallai është një njeri me shiringë në dorë që hedh bojën përjetë në Kuvend ndërsa budallallëku që i jep kurajo atij është një parti e tërë. Madje janë dy parti.

Ky i sotmi është një palobudalla. Sot ishte dita ku të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kishin sytë te Kuvendi i Shqipërisë por mjaftoi një palobudalla për ta bërë ditën e mavrisë me bojë.Për fatin më të keq dhe turpin më të madh kjo u bë dita e budallait shembullor.Kjo u bë dita e budallallëkut universal të opozitës, u bë dita e gjuhës së dhunshme. Sot një katran me bojë i vuri vulën me krenari një tjetër shfaqje turpëruese.

Ata se kanë me mua, ata e kanë me ju. Unë jam vetëm pengesa mes tyre dhe jush. Prandaj vendosmëria nuk më bie por vetëm më shtohet. Këta janë dhe mbeten një pakicë që shumicë dot nuk bëhen./Oranews

Back to top button