Rama i reagon Vuçiqit pas deklaratës për masakrën e Reçakut

Rama: Aleksandar Vuçiq si mundesh ta mohosh një krim të tmerrshëm?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi se masakra e Reçakut është ‘fabrikim’.

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh se askush s’mund ta mohojë një krim të tmerrshëm që ka ndodhur në Kosovë.

“Aleksandar Vuçiç si mundet që dikush akoma të mohojë në ditët e sotme një krim të tmerrshëm të luftuar të dokumentuar mirë! Pse është kaq e vështirë të kuptohet që aq sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt së ardhmes!Shokë atje! Lëviz! “Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit” dhe le të bëjmë atë që supozojmë të gjithë: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model roli!”, shkroi Rama.

Pas dënimit me dy vjet burg të ish ministrit të Administratës dhe Publikut Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq për shkak të veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, kishte reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili masakrën e Reçakut po ashtu e ka quajtur “fabrikim”.

Deklarata e Vuçiqit ka nxitur reagime në vend. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e quajti masakrën e Reçakut “një fabrikim”.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ka thënë se paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohet bazuar në mohimin e krimeve. “Disa zyrtarë nga Serbia mohojnë disa nga krimet më të rënda kundër civilëve që ndodhën në Evropë, sikurse ishte Reçaku, të konfirmuara edhe nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish- Jugosllavi. Politikat serbe të gjenocidit nuk mund të mbrohen”, ka shkruar Thaçi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./21Media

Back to top button