Rama kërkon arsyet e helmimit

Nga helmimi është prekur edhe Basha

Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, ka komentuar për herë të parë helmimin e 140 qytetarëve në mitingun e PD-së.

Rama tha se shpresojmë që të mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre.

“Më lejoni që në këtë moment mendimi im të shkojë te të gjithë ata vëllezër, motra bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe po ashtu me urimin që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, ka theksuar Rama.

Nga helmimi në mitingun e PD-së është prekur edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Back to top button