Banorët natën e kaluan jashtë

Banorët natën e kaluan jashtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas anulimit të vizitës në New York mblodhi qeverinë në mesnatë, për të bërë bilancin e dëmeve.

Në fjalën e tij kryeministri bëri të ditur se duhen mbledhur grupet e punës, të cilët do të bëjnë inspektimin e dëmeve dhe më pas vlerësimin e tyre. Por Rama nuk kaloi pa prekur edhe dëmet në pallate, pra çarjet e godinave.

Sipas tij godinat e mëdha kanë një sistem mbrojtje nga tërmeti, sistem që lejon spostimin e godinave dhe jo çarjen e tyre. Rama thotë se ajo që shumëkujt i duket çarje mund të jetë thjeshtë spostim i pallatit që është parashikuar nga sistemi i mbrojtjes nga tërmetet.

“Duhet të fokusohemi tek çdo familje që ka një dëm. Bëj apel për kompanitë e ndërtimit që të vënë në dispozicion individë të stafeve të tyre teknike, për të krijuar disa grupe që do të shumfishonin forcën monitoruese në terren, pasi i ai numër godinash, pallatesh apo shtëpi është jo i pakët në raport me nevojën për të pasur një inspektim të detajuar dhe nevojën për të kuptuar se ku ka thjeshtë dhe vetëm plasaritje sipërfaqësore, apo ku ka krisje që kanë cënuar strukturën”, tha Rama.

Pas një tërmeti të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri me magnitudë prej 5.8 ballë, Shqipëria u përball edhe me gjashtë tërmete të tjera pas mesnate./21Media