U diskutua për fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit

U diskutua për fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë Kryesinë e Partisë Socialiste. Në foksus të diskutimeve, të mbledhjes së Kryesisë, mësohet se ishte fushata zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryeministri u la porosi socialistëve që në zgjedhjet e 30 qershorit të dokumentohet çdo rast përplasjeje në KZAZ, nëse do të tentohet na një skenar bllokimi nga radhët e opzoitës.

Mësohet nga burime, se kreu i qeverisë bëri të ditur para socialistëve se fushata elektorale do të vijojë deri të premten.

“Më 30 qershor të kemi një proces me standarde. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Të dokumentohet çdo përplasje. Fushata do vijojë deri të premten.”,u shpreh kreu i qeverisë gjatë mbledhjes./vizionplus