Kryeministri kërkoi filtrim të informacioneve

Kryeministri kërkoi filtrim të informacioneve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat të bëjnë kujdes me përmbajtjet që transmetojnë mbi tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Rama kërkoi filtrim të informacioneve dhe menaxhim të debateve në studiot televizive.

Në të kundërt paralajmëroi se do bëjë atë që nuk ua pret mendja.

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”, ka thënë Rama.

Këto “kërcënime” Rama i ka bërë pa e dhënë asnjë shembull të ndonjë shkelje eventuale nga ana e mediave të cilat po raportojnë për gjendjen në zonat e prekura./21Media