Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur serish për vendimin e presidentit Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur serish për vendimin e presidentit Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

“Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”, tha Rama.

Ai u shpreh më tej se opozitarët e sotëm kanë frikë nga reforma në drejtësi.

“Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojkotit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe.

Ata po i bëjnë dëm Shqipërisë, duke i hedhur vetëm baltë. Nuk kanë kursyer që të hedhin baltë në çdo gazetë, në çdo portal, në çdo media të huaj. Ata bëjnë propagandë si në kohën e nazizmit. Nuk kanë pushuar një ditë me akuzat më monstruoze, me qëllim që të hyjnë te shpirtrat e njerëzve se gjoja ata që thonë ata janë të vërteta”, tha ai.