Rama në Abu Dhabi: Enkas për rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve

Rama pritet të takohet me Princin e Kurorës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kreu i qeverisë do zhvillojë një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Sipas informacioneve paraprake, çështjet që do diskutojë Rama janë Rindërtimi pas tërmetit dhe Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Të shumta qenë dëmet materiale nga tërmeti shkatërrimtar.

Në raportin e fundit të qeverisë dëmet llogariten në 985 milion euro. Në pamundësi ekonomike për t’i përballuar vetë dëmet e tërmetit, më 17 shkurt do zhvillohet Konfereca e Donatorëve në Bruksel ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit./oranews

Back to top button