Rama takohet me Hahn

Rama takohet me Hahn

Kryeministri i Shqipërisë në konferencë të përbashkët me eurokomisarin Johanes Han deklaroi se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar, raporton TV21.

Ai shtoi se reformat duhet të vazhdojnë për të bërë një Shqipëri Evropiane me institucione demokratike dhe një shtet funksional të së drejtës.

“Ne kemi bërë atë çfarë na është kërkuar por përtej faktit se çfarë kemi bërë ne dhe çfarë duhet të bëjmë jemi në kushtet kur në Këshillin Evropian diskutohet për çfarë duan apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes për familjen e tyre pasi dihet që një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon një qasje tjetër të gjithë familjes ndaj këtij procesi. Kjo do të thotë që nga njëra anë ne duhet ta kuptojmë qartë këtë situatë dhe nga ana tjetër të vazhdojmë procesin e reformave sepse siç e tha komisioneri nuk e bëjmë pse po na i kërkon Brukseli, Londra, Parisi apo Berlini por sepse na i kërkon nevoja që tu lëmë fëmijëve tanë një Shqipëri Evropiane me institucione demokratike me një shtet funksional të së drejtës dhe me një ekonomi me standardet e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma.

Ndërsa Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han theksoi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Han tha se e inkurajon qeverinë të vazhdojë me reformat sepse është në interes të qytetarëve.

“Ne e konfirmojmë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për 5 prioritetet kyçe, mbi të cilat përpiluam një vlerësim vjet, përsëri këtë vit bëmë një vlerësim dhe rekomanduam këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, që të nisin negociatat. Nëse nuk ndodh sot, sepse është agjenda e Këshillit Evropian, nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Evropës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë. Do të doja të inkurajoja qeverinë të vazhdojë me reformat që po zhvillojnë, sepse është në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk bëhet për të na kënaqur ne. Përsa i përket Komisionit Evropian, ne jemi jashtëzakonisht të përkushtuar që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar kushtet e jetesës në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka dhe shpresoj që sapo të zgjidhen problemet e brendshme të BE-së, të ketë një ndikim pozitiv edhe mbi anëtarësimin e rajonit”, u shpreh Johanes Han./TV21