“Rama nuk ofroi platformë po vetëm show mediatik”

Berxulli ka thënë se e djathta në Shqipëri vazhdimisht ka pësuar rënie

Opinionisti, Dashamir Berxulli në “Click” të RTV21 duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri ka thënë se e djathta në Shqipëri ka pësuar rrjedhje të votave në vazhdimësi dhe kësaj radhë ishte edhe më domethënëse kjo gjë pasi që ishte për 4 vjet në opozitë.

Berxulli po ashtu tha se Partia Socialiste në Shqipëri dhe kryeministri Edi Rama nuk ofruan asnjë platformë po vetëm show mediatik në fushatë dhe se kjo ishte një nga arsyet kryesore që PS fitoi 74 mandate në zgjedhje, shkruan rtv21.tv

Berxulli po ashtu tha se mund të flasim për riformësim të së djathtës pasi që ky ka qenë problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve,” si erdhi e djathta në këto zgjedhje, erdhi e përçarë, erdhi e pa organizuar, erdhi pas një periudhe opozitare jo efikase, erdhi pas një radikalizimi të situatës disa muaj para zgjedhjeve për të forcuar pozitën e liderit po realisht për të dobësuar pozicionin e PD”, tha Berxulli./21Media

Back to top button