Rama paditi Berishën për shpifje

Rama paditi Berishën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-liderit demokrat, Sali Berisha.

Gjyqtarja e çështjes, Fida Osmani pasi është njoh me kërkesat e të dyja palëve ka vendosur për shtyrjen e seancës për në 11 prill.

Kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë ish-kryeministrin Berisha për shpifje.

Rama kërkon nga Berisha shumë prej 100 mijë lekësh si dëmshpërblim moral për dëmin që i është shkaktuar.

Ndërkohë, krahas kësaj padie, kreu i qeverisë ka depozituar dhe disa të tjera ndaj deputetëve të opozitës, raporton vizionplus.