Rama i inkurajuar nga vlerësimet pozitive të Merkelit

Rama i inkurajuar nga vlerësimet pozitive të Merkelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përfunduar takimin në Gjermani me kancelaren, Angela Merkel në kuadër të procesit për hapjen ose jo të negociatave, vendim që do merret në 18 tetor.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama nisi takimin në Gjermani herët në mëngjes, me përfaqësues të Bundestagut.

Ai ka marrë pjesë në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, siç ka thënë kryeministri.

“Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Koalicioni qeveritar në Gjermani në shtator pritet që t’i vendosë kushte Shqipërisë.

Mësohet se dy kushtet që Gjermania pritet t’i vendosë Shqipërisë janë Kodi Elektoral dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë.