Rama i prekur me vdekjen e Xhuvanit

Rama i prekur me vdekjen e Xhuvanit

Ka vdekur në moshën 56-vjeçare regjisori i njohur, Gjergj Xhuvani, bashkëshorti i aktores së njohur, Luiza Xhuvani. Lajmi për vdekjen e regjisorit Xhuvani ka prekur artdashësit, miqtë e kolegët e tij.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i pikëlluar pas humbjes së regjisorit të njohur.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë.”, shkroi Rama në Facebook.

Gjergj Xhuvani kishte qenë regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai ishte lindur në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 kishte diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai kishte punuar si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991, kishte realizuar filmin e tij të parë “Bardhë e zi”./21Media