Rama dhe Zaev nisen për në Bruksel

Rama dhe Zaev nisen për në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet rrejtit social Facebook bëri të ditur se së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin po nisen drejtë Brukselit për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste e progresiste të Bashkimit Evropian, raporton TV21.

Rama shtoi se Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen maksimalisht për një “po” për të dyja vendet por, qëndrimi i Francës dhe presidentit Makron nuk përkon të paktën për momentin me atë të Gjermanisë. /21Media