Rama – policëve: Engjëj mbrojtës

Kryeministri inkurajon Policinë e Shtetit

Sot në Shqipëri policia e shtetit do të përballet me protestën e opzoitës, ndërkohë i pari i ekzekutivit, Edi Rama e ka nisur ditën duke i lavdëruar policinë.

Në një postim në facebook, kryeministri ka publikuar imazhin e një vajzeje police duke thënë: Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit.

“Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit”, ka thënë Rama përmes një postimi.

Ai më tej ka ‘dhënë’ mirënjohje dhe respekt që sipas tij me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve te policia e shtetit.

“Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam, për shtet, punë dhe mireqenie”, mbyll postimin e tij kryeministri shqiptar./21Media

Back to top button