“Rama pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta riemëruar Cakajn ministër të jashtëm”

Berxulli analizon se si do të rrjethin ngjarjet pas mos-dekretimit të Cakajt nga Meta

Mos- dekretimi i Gent Cakajt për Ministër të Jashtëm të Shqipërisë , nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngjallur shumë reagime.

Lidhur me këtë temë u diksuta sot, edhe në emisionin “Click”. Analisti Dashamir Berxulli këtë e quajti lojë nervash mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

“Si duket kanë hyrë në një lojë inati, ku kryeministri e propozon vetën për ministër të jashtëm derisa të formohet Gjykata Kushtetuese, ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, eventualisht Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë atij dhe ai ta riemërojë Cakajn ministër të jashtëm. “ , tha Berxulli.

Ai tutje vlerësoi se në politikën shqiptare ka shumë emocione, sipas tij e politikanët të cilët kanë një përvojë të gjatë siç është rasti i Metës dhe Ramës pasionet nuk shuhen.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte prozuar Gent Cakajn nga Kosova për Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, por ai nuk u dekretua nga Presidenti, Ilir Meta./21Media

Back to top button