"Takimi do të zhvillohet në Nju Jork"

“Takimi do të zhvillohet në Nju Jork”

Mediat në Greqi kanë publikuar lajmin se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Po sipas mediave, takimi do të zhvillohet në Nju Jork, gjatë zhvillimi të punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të OKB në datat 24-27 shtator.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të ketë takime për çështjet kombëtare dhe rolin gjeostrategjik që Greqia pret të luajë në rajon. Pjesët që janë “bllokuar” ose janë në fazat e fundit të procesit diplomatik deri më tani janë me Presidentin turk Tayip Erdogan, Presidentin e SHBA Donald Trump por edhe me Zoran Zaev dhe Edi Ramën”, shkruan media greke Newpost.gr.

Kryeministri grek ka konfirmuar takim edhe me presidentin turk, Tayyip Erdogan dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev./oranews