Pas qendrimit se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është opsion, Rama vijoi të thumbojë opozitën

Pas qendrimit se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është opsion, Rama vijoi të thumbojë opozitën

Nuk ka asnjë problem nëse vendi mbetet edhe pa opozitë. Keshtu eshte shprehur kryeministri Edi Rama ne mbyllje të  Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Rama e shfrytëzoi këtë moment për të dhënë mesazhin politik për opozitën se shtyrje të zgjedhjeve nuk ka, duke iu referuar një përballjeje të madhe, jo në politikë por në sport.

Pas qendrimit se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është opsion, Rama vijoi të thumbojë opozitën.

Por përveç përballjes me opozitën, socialistët kanë edhe një tjetër raport të hapur në prag të zgjedhjeve. Analizën për marrëdhënien 4-vjeçare me aleatët e LSI-së, Rama preferoi t’ia lëre të tretëve.

Por, tha se i takon LSI-së të vendosë pozicionin e saj në 4 vitet e ardhshme.

Duke bërë një bilanc të qeverisjes, Rama u ndal në mënyrë të veçantë tek reforma në drejtësi.

Në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama deklaroi se deri më 18 Qershor, duhet punuar çdo ditë për të marrë të gjitha votat e socialistëve, për të siguruar një mandat tjetër për të vijuar reformat e nisura.