Vazhdon protesta në Shqipëri

Vazhdon protesta në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës. Në një status në tëitter, kreu i qeverise solidarizohet me policët e plagosur, ndërsa thotë se PD dhe LSI janë dy parti të verbuara.

Rama: Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.

Protesta e opozitës vijon prej orës 18:00. Në parlament policia hodhi dy herë gaz lotsjellës për të zbrapsur protestuesit nga parlamenti. Presidenti Ilir Meta bën apel për evitimin e konfrontimit.

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaron se janë plagosur dy efektive policie, ndërkohë kryeministri Edi Rama dënoi plagosjen e policisë por nuk tha asnjë reagim për hedhjen e gazit lotsjellës. /oranews