Rama tha se do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues

Rama tha se do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi në Twitter se sapo ka rifirmosur “për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës”.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkroi Rama në rrjetin social.

Në fund të tetorit Fatmir Xhafaj dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri. Menjëher Rama propozoi Sandër Lleshin në krye të Punëve të Brendshme, ku ky i fundit u refuzua nga presidenti Ilir Meta./21Media