Rama do të takohet edhe me presidentin Trump

Rama do të takohet edhe me presidentin Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama rimerr agjendën e ndërprerë për shkak të tërmetit të së shtunës.

Përmes një postimi në “Facebook” Rama informon se është nisur drejt New Yorkut ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish asi edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Të shtunën në Shqipëri ndodhi një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballë, më pas Shqipëria u përball edhe me tërmete të tjera me fillim të ditës së diel./21Media