Pacolli ndanë 1 milion euro për Shqipërinë

Pacolli ndanë 1 milion euro për Shqipërinë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar sot se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me të marrë lajmin e falënderoi dhe e uroi në një mënyrë të veçantë Pacollin.

“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏”, ka shkruar Rama në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe postimin e Pacollit.

Qeveria e Kosovës i ka ndan 500 mijë euro për Shqipërinë në ditën kur u godit nga termeti.

Ekipi i RTV21, i cili gjendet në Shqipëri ka njoftuar se shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martes në Shqipëri ka arritur në 42. Ndërsa, të lënduar janë qindra persona.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në rrënoja të shtëpive për gjetjen e personave të tjerë, që gjenden nën rrënoja. Shqipëria është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme prej mëngjesit të së martës.

Qytetarët e Kosovës kanë dërguar atje ushqime e veshmbathje, por edhe para duke u solidarizuar me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri./21Media