"Jam dakord të takohemi në Ohër të ftohen të gjithë të tjerët"

“Jam dakord të takohemi në Ohër të ftohen të gjithë të tjerët”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët nga samiti për ‘Minishengenin Ballkanik’ në Novi Sad, me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Zoran Zaev është shprehur se ‘Shengeni Ballkanik’ do të jetë realitet.

Ndër të tjera, në këtë takim shefi i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se do të takohen sërish në Ohër.

“Familja e madhe ka problemet e vete atë brendshme por ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe mos dakortsive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në këtë rajon. Ku i gjithë rajoni si i tërë të japë një shenjë të qartë se nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe nuk është fidanishte për të bërë eksperimente në pritje që familja europiane të jetë gati të na përfaqësojë, Është në saj të së ardhmes europiane. Duke parë të tashme si një formë që punon intensivisht. Jam dakord të takohemi në Ohër të ftohen të gjithë të tjerët”, ka thënë Rama.

Sipas tij,  Mund të kenë ‘copt right’ e Shengenit, por ka shtuar se do t’i gjejnë tjetër emër.

“Por ama një situate e njohur këtu dhe atje të na mbajë peng. Të shkojmë përpara. E rëndësishme është që të garantojmë atë që kemi marrë përsipër brenda 2021 territori i Ballkanit Perëndimor ku liritë të mos jetë aspiratë por realitet lirija e lëvizjes të jetë e vërtetë. Mund të kenë ‘copt right’ e Shengenit po ne do i gjejmë një emër tjetër. Garancia do të jetë sigurimi i perimetrit  jashtë, Nuk ka asnjë veto për askënd dhe asgjë. Është moment historik.”, ka shtuar më tutje Rama./ vizionplus