Bashkë në ditë të vështira

Bashkë në ditë të vështira

Tragjedia që shkaktoi tërmeti në Shqipëri ka bashkuar pozitë e opozitë. Të gjithë së bashku po solidarizohen me zonat e prekura nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Twitter një postim të Partisë Demokratike, ku flet kryedemokrati Lulzim Basha, për gjendjen e vendit pas tërmetit.

“Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje, ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe”, ky ëstë citimi i Bashës, të cilin e shpërndau Rama.

46 është numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se rreth orës 17:15, janë nxjerrë 4 trupa të pajetë të familjes Lala nga gërmadhat e vilës së tyre në zonën e ish-Kënetës./21Media