Sipas Ramës Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duhet të kenë ministri të veçanta

Sipas Ramës Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duhet të kenë ministri të veçanta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin, me të cilin pajtohet që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve, ku edhe propozoi ministri të veçanta nga të dyja shtetet.

Rama në një konferencë për media, është pyetur nëse do të takohet me Albin Kurtin.

Do të takohemi në ditën në vijim, ka kërkuar të më takoi, e pres me shumë kënaqësi, bie dakot që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve dhe me marrëveshjet e bërë”, tha Rama .

Ai tha se si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duhet të kenë ministri të veçanta të cilat do të merreshin me marrëdhëniet në mes dy vendeve.

“Kam disa propozime të reja që do t’ia bëj atij dhe mendoj që të dy vendet duhet të kemi ministri shteti për të pas një pikë referimi që merret çdo ditë se çfarë duhet bërë më tutje për të përmirësuar marrëdhëniet të cilat qeveria e kaluar e Kosovës nuk arriti të bëjë sa duhet. Shpresoj se Kurti do të marri përgjegjësinë dhe do të kaloj nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket takimit të radhës në mes drejtuesve të rajonit, Rama tha se takimi i radhës është më 10 nëntor në Ohër por në prononcimin e tij, Kurti ka qenë shumë i çart që me rëndësi është Kosova duhet të marrë pjesë në të gjitha këto takime dhe është e ftuar, edhe pse është e vështirë që qeveria e Kosovës do të formohet deri në nëntor.

“Nuk është firmosur asnjë marrëveshje, është bërë një deklaratë e përbashkët duke u bazuar në katër kriteret e Evropës për lëvizjen e lirë”, tha ai./kp