Rama reagoi pas ftesës që mori Veseli nga Specialja

Rama reagoi pas ftesës që mori Veseli nga Specialja

Ftesën e Gjykatës Speciale për Kadri Veselin nuk e priti mirë as kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai i doli në mbështetje Veselit duke i quajtur të padrejta këto ftesa.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin.”, shkroi Rama në Twitter.

Në përkrahje të luftës së UÇK-së, Rama kishte dalë edhe në ditën kur ishin ftuar nga Specialja ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe Bislim Zyrapi. Ani pse Rama nuk e kishte përmendur askënd me emër, por këto ftesa i kishte quajtur sfidë e papërfunduar kombëtare/21Media