Rama: Studentët e telekomanduar nga partitë politike

Protestojnë studentët

Para tubimit masiv të martën, studentët shqiptarë kanë dalë edhe sot në protestë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka përgjigjur studentëve protestues, të cilët kanë thënë se nuk duan dialog por plotësim të kërkesave, duke iu thënë jo nuk bëhet në Shqipëri vetëm me kushte.

Rama ka thënë se i vetmi rast që ka pasur me një refuzim të tillë është me Lulzim Bashën, derisa ka shtuar se studentët janë të telekomanduar nga partitë politike.

“Nëse protesta nuk është politike, ku është problemi për të diskutuar”, tha ai.

Ai tha se studentët le të vinë të dialogojnë dhe mos ta ndërpren protestën.

Dita e sotme shënon ditën e pestë të rezistencës para Ministrisë së Arsimit si dhe ditën e 7-të të protestës së studentëve, pasi dy ditët e para studentët protestuan para Universiteteve. /21Media

Back to top button