Rama takohet me Erdoganin në Turqi

Fondet pas tërmetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Stamboll në një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Takimi zhvillohet për kërkimin e fondeve për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Turqia premtoi të ndihmojë në rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti tragjik me 52 viktima.

Qeveria turke do ndërtojë 500 apartamente për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Gjithashtu solli ekipe të kërkim shpëtimit, si edhe ndihma materiale si tenda, batanije e krevate portativ./oranews

Back to top button