Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua sot me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua sot me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të Sesionit të 74 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Kryeministri Rama publikoi sot një fotografi, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe Presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump.

Rama ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë punimeve të asamblesë Rama u takua me liderë të tjerë, mes tyre Presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kujtojojmë se po sot, edhe presidenti Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e ShBA-së Donald Trump.

Në këtë takim të shkurtër me presidentin Trump, presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që presidenti i Amerikës fhr populli i Amerikës, i kanë dhënë gjithmonë popullit dhe shtetit të Kosovës.