Rama takohet me Trump-in në Bruksel

Rama takohet me Trump-in në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua në Bruksel me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të NATO-s, ndërsa Kryeministri Edi Rama shpërndau “Foton e Ditës”, përmes rrjetit social Facebook, e ku shihet ai me presidentin amerikan.

“Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO-s, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin Edi Rama për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”, shkruan ministrja Olta Xhaçka, në rrjetin social Facebook.