Rama ka premtuar një qeveri më të vogël, por edhe me pak burokraci në administratë

Rama ka premtuar një qeveri më të vogël, por edhe me pak burokraci në administratë

Nga Berati, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar vizionin e tij për bashkëqeverisjen me qytetarët. Rama ka shpjeguar se do të ketë një platformë, e cila do t’u mundësojë shqiptarëve njohjen në kohe reale me vendimet e qeverisë dhe projekt-ligjet për të siguruar pjesëmarrje aktive të shqiptarëve në drejtimin e vendit

Kryeministri ka premtuar një qeveri më të vogël, por edhe me pak burokraci në administratë, duke lajmëruar se e vetmja opozitë për PS janë punonjësit qe nuk kryejnë detyrën për të cilën paguhen.

Sipas liderit të mazhorancës, administrata do të riorganizohet në mënyrë që të mos i bjerë barra qytetarit për të mbledhur dokumentet në zyra të ndryshme të shtetit, por këtë ta realizoje vetë administrata.